
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Lutfi Zharku, duke folur për zhvillimet e projektit për autostradën që lidh Prishtinën me Gjilanin, ka theksuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës së deri më tani është përfunduar drafti preliminar për segmentin e dytë që përfshinë rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë-Konqul.
Megjithatë sipas Ministrit Zharku, projekti i detajuar do të përfundojë tek në muajin maj.
“Autostrada është pjesë e projekteve te Këshillit Kombëtar për investime kurse qeveria në mbledhjen e saj të mbajtur më 15 mars, e ka përfshirë këtë autostradë në grupën e projekteve për financim nga institucionet financiare ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.
“Drafti preliminar i projektit, ai që është punuar deri më tash i është dorëzuar për shqyrtim Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim nga e cila presim përgjigje pozitive”, deklaroi Zharku.
Zharku tha se aktualisht po punohet në shpronësimin e pronave, dhe ndërkohë është punuar drafti i vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social.
Segmenti i parë i autostradës përfshinë rrugën Prishtinë-Gjilan, e segmenti i dytë përfshinë rrugën Gjilan- Dheu i Bardhë-Konqul./Insajderi.com