
Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin lirshëm pa viza, pasi që gjatë procesit të liberalizmit të vizave Kosova ka bërë shumë reforma të rëndësishme.
“Mezi prisni dhe e meritoni të udhëtoni të lirë në BE, dhe kjo ditë është afër. Në rrugën e liberalizimit të vizave Kosova ka kryer shumë reforma dhe qëndron në një pozitë të mirë për shkak të këtij procesi i cili ka qenë i gjatë”, ka thënë Zhbogar, shkruan Lajmi.net.
Duke folur për situatën politike në vend, ai ka thënë se zgjidhja është vetëm përmes dialogut politik, duke shtuar se liderët politikë duhet të diskutojnë për prioritetet e vendit, që shtetin ta vënë në rend të parë.
Sipas tij, opozita duhet ta kuptojë se e ka rolin e saj të rëndësishëm në Kuvend dhe duhet ta kuptojë se mazhoranca i ka numrat për të qeverisur.
Opozita e luan një rol shumë të rëndësishëm. Liderët e vendit duhet të vendosin se çka është më e mira për Kosovën dhe qytetarët që ata të shohin të ardhmen në Kosovë dhe kjo arrihet përmes dialogut mes partive”, ka thënë Zhbogar.