
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, sot ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Në takim është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me Krasniqin, edhe sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngushtë me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.
Zhbogar tha se e çmon angazhimin e NISMA-s në skenën politike të Kosovës, dhe uron që edhe në të ardhmen NISMA të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, e ka falënderuar përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, për angazhimin që ka bërë gjatë këtyre viteve të mandatit të tij në Kosovë, në veçanti për bashkëpunimin e deritanishëm që Zhbogar kishte me subjektin NISMA për Kosovën./Insajderi.com