Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Angli/ Trondit BBC: Nuk ka asnjë gjurmë prej tyre... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Angli/ Trondit BBC: Nuk ka asnjë gjurmë prej tyre…

    Insajderi
    03 December 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    BBC ka publikuar një lajm të bujshëm ditën e sotme, ku ngre alarmin për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit, gjatë muajve të fundit për në ishull.

    Në shkrimin që mban firmën e gazetarit Simon Jones, theksohet fakti se nuk ka asnjë gjurmë prej tyre që prej momentit që kur janë regjistruar nëpër zyrat e emigracionit në Angli. BBC thekson se bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjeç dhe që kanë hyrë në vend gjatë kohëve të fundit.

    Sipas këtij lajmi, që prej tetorit 2022, autoritetet britanike kanë regjistruar 197 fëmijë shqiptarë që janë futur në vend, por nuk ka asnjë gjurmë për 39 prej tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark