Zhduken dy burra nga Gjilani, Policia publikon fotografitë e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduken dy burra nga Gjilani, Policia publikon fotografitë e tyre

    Insajderi
    08 April 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e dy personave që janë raportuar të humbur nga familjarët e tyre.

    Bëhet fjalë për Rexhep (Rrahman) Kurti, i lindur më 27.04.1955, me adres banimi rruga “Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan. I njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Si dhe për Agron (Rifat) Halimi, i lindur më 05.12.1981, me adres banimi në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan. Ai është larguar nga shtëpia që nga data 25.03.2024 me veturën Golf V ngjyrë hiri me targa 06-810-BL dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Rexhep (Rrahman) Kurti

    Agron (Rifat) Halimi
    Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark