Dy persona janë raportuar të zhdukur në Prizren.
Në rastin e parë, ankuesja femër ka njoftuar policinë se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Raportimi është bërë më 28 nëntor rreth orës 16:00.
Ndërkohë, rasti i dytë u raportua dje rreth orës 19:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Lidhur me rastin janë duke u kryer veprime hetimore”, thotë policia në raport.