Policia ka njoftuar se dy vajza, njëra e mitur, janë raportuar si të zhdukura në Rahovec.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda”, ku është raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses, e mitura është larguar kështu nga shtëpia edhe herë të tjera.
“Viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa here me parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Xhevat Elshani”, ku një vajzë raportohet se është larguar nga shtëpia dhe se sipas familjarëve, kontakti i fundit me të ka qenë para tri ditësh.