Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e dy vajzave të mitura në dy komuna të Kosovës.
Në raportin ditor të së dielës, thuhet se babai i vajzës në fshatin Smirë të Vitisë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe s’është kthyer më, shkruan Insajderi.
“PERSON I ZHDUKUR- Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar edhe në Rahovec të shtunën.
“PERSON I ZHDUKUR – Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”. /Insajderi.org/