Zhduket Albin Kurti- E përjeton rëndë humbjen, Fitore Pacolli i flet popullit në vend të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zhduket Albin Kurti- E përjeton rëndë humbjen, Fitore Pacolli i flet popullit në vend të tij

    Insajderi
    17 October 2021 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i VV-së dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka qenë prezent në konferencën e parë të Lëvizjes Vetëvendosje pas rezultateve të para të zgjedhjeve komunale të ditës së sotme, rezultate të cilat nuk flasin për asnjë fitore të këtij subjekti në këtë raund zgjedhor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në vend të Kurtit, ishte deputetja Fitore Pacolli e cila iu është drejtuar mediave dhe popullit duke thënë se exit-pollet e prezantuara në televizione janë të pavërteta.

    Sipas saj, numri i votave të VV-së do të dyfishohet në këto zgjedhje.

    “Kudo që do të jemi në balotazh do të fitojmë. Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe kemi mbështetjen më të madhe. Populli i Kosovës nuk dorëzohet ndaj atyre që kanë më së shumti”, ka thënë ai.

    Pacolli ka thënë se rezultatet finale do të tregojnë që LVV do të dalë fuqishëm fituese në komunat kryesore.

    Ajo ka thënë se në Prishtinë e Podujevë janë bindshëm të parët dhe do të shkojnë pa balotazh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark