Fatime Maliqi nga Dobërçani i Gjilanit ka humbur të mërkurën mbrëma dhe ende nuk është gjetur.
Kështu ka bërë të ditur familja e saj për media.
Ndërkaq, familja kërkon ndihmë nga të gjithë që t’i dalin në ndihmë për gjetjen e gjyshes së tyre.
Për zhdukjen e saj ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh. “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Këta janë numrat kontaktues të familjes:
044 819 717
045 675 350