“Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi

    Insajderi
    24 February 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në mëngjes, banorët e Big Brother VIP Albania u zgjuan nga gjumi, por ajo që ra në sy ishte sjellja e Gjestit, i cili duket se kishte diçka në mendje sapo hapi sytë.

    Me brushën e dhëmbëve ende në gojë, ai nisi të kërkonte Eglin nëpër shtëpi.

    Fillimisht shkoi në oborr, ku ajo nuk ishte, më pas u fut brenda për të vazhduar kërkimin, por pa sukses. Në fund, ai takoi Tirin dhe e pyeti për vendndodhjen e saj.

    Tiri i tregoi se Egli ishte ende në gjumë, gjë që e habiti Gjestin, i cili kërkoi të dinte saktësisht se ku ndodhej.

    Egli më parë kishte fjetur në sauna, pasi ai vetë kishte ndarë shtratin me Rizartën për shkak të sfidës.

    Në momentin që Tiri i tha se Egli po flinte me Rozanën, Gjesti u afrua për ta parë, një veprim që nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e spektaklit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark