Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana mesiterioze. Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj.
Bëhet e ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.
Kohët e fundit ai ka punuar se sektorin e anti trafikut ne policinë e kufirit të Malit të Zi.
Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
Rudolf Elezoviç kohët e fundit ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë.
Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur që në afërsi të zonës së Pentarit në lumin Buna një person të vijë edhe ta marrë që ta transportojë me varkë në anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.