Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Jabllanica ka deklaruar si të zhdukura të bijën dhe bashkëshorten e tij.
Sipas tij, ato janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Dëshmorët e 6 Prillit, Jabllanicë 14.06.2024-17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy viktimat bashkëshortja me vajzën e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftim e Policisë.