Zhduket një 17-vjeçare në Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një 17-vjeçare në Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

    Insajderi
    05 May 2025 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë. Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e saj.

    Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj. Kështu ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

    Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.

    Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark