
Kontrollorët ajrorë të enjten e humbën kontaktin me një aeroplan të tipit An-24 me rreth 50 persona në të në lindjen e largët të Rusisë dhe kërkimi është duke u zhvilluar, tha guvernatori rajonal.
Ministria lokale e emergjencave tha se aeroplani i operuar nga kompania ajrore “Angara” me bazë në Siberi u zhduk nga radarët kur po i afrohej destinacionit, qytezës Tynda të rajonit Amur, i cili kufizohet me Kinën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, tha se sipas të dhënave preliminare, në aeroplan ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
“Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë dislokuar për ta kërkuar aeroplanin” – shkroi ai në rrjetin “Telegram”.
Ministria e Emergjencave dha numër më të vogël të njerëzve që ndodheshin në këtë aeroplan – rreth 40.