Zhduket një grua në Drenas, Policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një grua në Drenas, Policia nis hetimet

    Insajderi
    20 June 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një gruaje në komunën e Drenasit, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të së enjtes.

    Sipas raportit zyrtar, rreth orës 03:00 të mëngjesit është raportuar largimi i një gruaje kosovare nga shtëpia e saj, dhe deri më tani ajo nuk është kthyer.

    “Është raportuar se nga shtëpia është larguar viktima – femër kosovare dhe deri më tani nuk është kthyer. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe hetimet janë në zhvillim,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e të zhdukurës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark