Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka humbur kontaktet dhe është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Sipas raportimeve të policisë, shoqja e viktimës ka lajmëruar autoritetet se gruaja është larguar me një person të panjohur, pa dhënë detaje të tjera mbi vendndodhjen e saj.
“Një femër kosovare ka raportuar se shoqja e saj, e cila është gjithashtu femër kosovare, është larguar në drejtim të panjohur me një person të panjohur. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të gjetur viktimën.