Një person ka raportuar në polici se një grua është larguar nga shtëpia dhe se nuk e di vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 09:00, në Prizren.
Policia njofton se është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vend ndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.