Është raportuar se një i mitur është zhdukur në qytetin e Pejës. Atë e ka raportuar i afërmi i tij, ku ka treguar se nipi i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësiti përkatës të cilët janë duke hetuar rastin, ka bërë të ditur policia./Insajderi.com