Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në fshatin Miradi të Epërme të Fushë Kosovës.
Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, duke bërë të ditur se vajza e tij ka probleme psiqike.
“Ankuesi mashkull kosovar, me 23.09.2024 ka raportuar se vajza e tij me probleme psikike me datën e cekur është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.