Një mashkull nga Prizreni ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti është paraqitur në stacionet përkatëse të policisë në Prizren, të dielën, raporton Insajderi.
“Një mashkull K-Shqiptar ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com