Një postimi nga Spitali i Gjilanit i publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ku kritikonte ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj e kryetarin e Gjilanit. Lutfi Hazirin për mungesë të oksigjenit tashmë është fshirë, shkruan Insajderi.
Përveç postimit duke se edhe faqja është fshirë, po ta kërkosh në Facebook nuk gjendet askund.
Në këtë postim thuhej se Zemaj po e premton zgjidhjen e këtij problem vetëm sa për selfie dhe konsum ditor, derisa për Hazirin thotë se ka rënë në gjumë dimëror.
“Në mungesë të oksigjenit ka pacient që detyrohen të kërkojnë ndihmë në Prishtinë. Nysret Hajrullahu thotë se ka vështirësi në furnizim me oksigjen. Armend Zemaj vetëm sa për selfije dhe konsum ditor po premton zgjidhjen e këtij problemi. Lutfi Haziri ka ra në gjumë dimëror”, thuhet në postimin e spitalit.
Në lidhje për këtë shkrim nuk kanë reaguar asnjëra palë, as kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe as ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Dy pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit, dje janë transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mungesë të oksigjenit.
Familjarë të pacientëve atje janë ankuar se nuk po ka oksigjen për trajtimin e të infektuarve me COVID.
Lexo edhe: