Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për zhdukjen e vajzës së tij, shkruan Insajderi.org
Sipas njoftimit të policisë, babai ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e saj.
“Rr. Ramadan Zeka, Gjilan 17.04.2022 – 22:00. Më 22.04.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë