Biznesmeni nga Gjilani, Musah Hamiti ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij më 10 janar të këtij viti. Po ashtu ishte bërë me dije se me vete kishte së paku 80 mijë franga.
Hetimet për zhdukjen e tij kishin nisur, por deri pak ditë më parë pa rezultat.
Gazeta Insajderi, nga burime brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se hetimet kanë nxjerr deri tash dy emra, që janë sipas pistës fillestare si të dyshuar të përfshirë në zhdukjen e tij.
Këta dy persona tashmë janë dërguar në paraburgim pasi që kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan është miratuar nga një gjykatës i procedurës paraprake.
Gazeta Insajderi do të iu mbaj të informuar për këtë rast.