Zhegrova: E kam njoftuar Lille-in se do të largohem, s'do ta vazhdoj kontratën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zhegrova: E kam njoftuar Lille-in se do të largohem, s’do ta vazhdoj kontratën

    Insajderi
    23 February 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka konfirmuar largimin nga Lille në fund të sezonit.

    Ai ka thënë se në fund të sezonit nuk do të nënshkruaj kontratë të re me klubin francez.

    “Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,”, ka deklaruar Zhegrova, gjatë një interviste për “Pasditën Sportive” në Radio Dukagjini.

    Për Zhegrovën ka shumë skuadra të interesuara, përfshi këtu Napolin nga Serie A.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark