Edon Zhegrova në një rrëfim ekskluziv ka treguar se si e pranoi Kombëtaren e Kosovës.
Ani se fillimisht e kishte kontaktuar Shqipëria, Zhegrova thotë se i mjaftuan pak sekonda për t’i thënë po Kosovës.
Megjithëse ai shtoi se mundësinë për te Shqipëria fillimisht e kishte lënë të hapur.
“Në momentin kur pat Shqipëria mem ftu në kombëtare, ka ardhur trajneri Pannuci, dhe kemi qenë të njëjtën restorant ku jemi takuar edhe me të ndjerin legjendën Fadil Vokrri dhe e kam lënë si mundësi të hapur. Nuk i kam as po as jo”, u shpreh Zhegrova ekskluzivisht për Klan Kosova.
“Pas një jave më ka kontaktuar i ndjeri legjende Fadil Vokrri dhe jemi takuar po të njëjtën restorant me babain dhe ish-menaxherin, kemi ngrënë darkë. Nuk ka zgjatur 15-20 sekonda më ka pyetur (Vokrri) ‘a po do të luash për Kosovën dhe unë i kam thënë po. Siç e kam cekur më ka rrahur zemra për Kosovën, aty e kam familjen dhe shoqërinë. Me gjithë respektin për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët ku janë”, ka deklaruar Zhegrova.