Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, u zgjodh në formacionin e vitit në Francë nga tifozët, duke eklipsuar edhe yjet e PSG-së, pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipin e Lille.
Ai ka deklaruar se: Franca nuk e suporton Kosovën, edhe pse nuk dua të merrem me politikë, por unë jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ndikuar që francezët ta njohin edhe më shumë Kosovën dhe ta prezantoj në mënyrën më të mirë. Ky vit ishte i shkëlqyer dhe shpresoj që 2025 të jetë më i miri.
“Në Prishtinë jam rritur, dhe kur shoh rrugët ku kam kaluar, shkollën time, miqtë, familjen, shoqërinë, të gjitha më mungojnë. Edhe në Shqipëri më mungon bregdeti ynë. Kam qejf t’i bëj reklamë vendit tim, i mbledh lojtarët te Lille dhe u them që të vinë ta vizitojnë Shqipërinë. Këta i kanë lojtarët në Mykonos, por unë u them të vinë në Shqipëri dhe ta vizitojnë”, ka shtuar ai.