Edon Zhegrova regjistroi një paraqitje të shkëlqyer sonte me Lille në derbin ndaj Lens.
Ylli kosovar realizoi të dy golat e fitores, duke qenë kështu më meritori në triumfin e skuadrës së tij.
Zhegrova tha se kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në memorien e tij, teksa falënderoi tifozët dhe bashkëlojtarët e skuadrës.
“Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në memorien time. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi. Ata ishin të shkëlqyer sot”, deklaroi 24-vjeçari pas ndeshjes, shkruan express.