Yjet dardanë Edon Zhegrova, Muslija dhe Muric vizituan gjatë ditës së sotme SOS Fshatin.
Të shoqëruar dhe nga kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe selektori Foda, u pritën ngrohtë nga fëmijët ku përveq fotografive dhe nënshkrimeve nga lojtarët, ata zhvilluan edhe një lojë të futbollit së bashku.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi po ashtu ka njoftuar se do të dhurojë shumën e 4 mijë për fëmijët e fshatit.