Edon Zhegrova nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ylli kosovar po shkëlqen javë pas jave dhe rezultatet po shihen përmes vlerësimeve që po i merr.
Dhe, kjo javë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për 25 vjeçarin.
Të hënën, ai u përfshi në ekipin ideal të javës në kampionatin francez, shkruan “Gazeta Express”.
E dje, futbollisti i Lille ishte prijës i listës së dribluesve më të mirë në top pesë ligat evropiane.
Kurse sot, “Messi i Kosovës” e gjen veten në një tjetër listë të rëndësishme.
Më saktësisht, ish-futbollisti i Baselit ka hyrë në listën e 10 futbollistëve me notat më të larta në 5 ligat më të forta evropiane në sezonin 2024/25.
Faqja e specializuar për vlerën dhe formën e lojtarëve – Sofascore, e publikoi sot listën e lojtarëve më të vlerësuar të fillimit të sezonit.