Zhegrova nis rrugëtimin e ëndrrave te Juve në trilerin 4-4 me Dortmundin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zhegrova nis rrugëtimin e ëndrrave te Juve në trilerin 4-4 me Dortmundin

    Insajderi
    16 September 2025 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova debutoi sonte për Juventusin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

    Ylli dardan u fut në lojë në minutën e 87-të të takimit kur rezultati ishte 2-4 në të mirë të mysafirëve.

    Mirëpo Zonja e Vjetër arriti të nxjerrë barazim në kohë shtesë duke i shënuar dy gola.

    Dortmundi tri herë shpërdoroi avantazhin, madje herën e tretë atë të dyfishtë.

    Bletët shënuan përmes Karim Adeyemit në minutën e 52-të.

    Për pesë minuta u shënuan tri gola, kur Kenan Yildiz shënoi për 1-1 në të 63-tën. Felix Nmecha për 1-2 në të 65-tën dhe Dushan Vlahoviq në të 68-tën.

    Yan Couto ktheu epërsinë për mysafirët në minutën e 74-t, teksa Ramy Bensebaini shënoi në të 86-tën nga penaltia.

    Vendësit arritën të barazojnë krejt në fund përmes Dushan Vlahoviqit, 90+4′ dhe Lloyd Kellyt, 90+6′.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark