Zhegrova: Krenar për të përfaqësuar vendin tim pas fitores ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur një tjetër sukses në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Lituaninë me rezultatin 1:2. Kjo është fitorja e dytë radhazi për “Dardanët”.
Golat për Kosovën u shënuan nga Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi. Pas një periudhe përjashtimi në muajin shtator, Zhegrova u rikthye me vendosmëri dhe luajti një rol kyç në këtë fitore.
Në një postim në Instagram, ai shprehu kënaqësinë për golin e tij dhe theksoi krenarinë për të përfaqësuar vendin e tij: “Bravo ekipit që fitoi! I lumtur për të shënuar një gol tjetër. Krenar që përfaqësoj vendin tim.”