Klubi francez nuk po nxiton me yllin e sulmit të saj, ndërsa “Corriero dello Sport” i ka kushtuar sot artikull.
“Lil nuk është e hapur për shitjen e Edon Zhegrovës. 25-vjeçari, një lojtar i përfaqësueses së Kosovës si Rrahmani, me një pashaportë gjermane.
Dhe një dëshirë e Napolit, ai dëshiron të largohet nga Franca dhe klubi i tij, mundësia për t’ju bashkuar kapitenit dhe shokut të Kosovës e tërheq. Çmimi që mund të shitet kartoni: 25-30 milionë euro”, shkruhet në faqen e “Corriere dello Sport”.
Zhegrova e ka kontratën të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kështu kjo lëvizje mbetet në dorën e klubit francez të Lil.