
Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është rikthyer më në fund në fushën e blertë me fanellën dardane.
Lojtari i ri i Juventusit luajti mbrëmë në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Sllovenisë, duke djersitur fanellën për vetëm tre minuta.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda e arsyetoi vendimin e tij, duke thënë se Zhegrova ndjeu lodhje pas stërvitjes së fundit dhe se ky i fundit ka luajtur shumë pak që nga janari.
Mirëpo, Zhegrova është shprehur i emocionuar me rikthimin e tij në kombëtare, qoftë edhe për pak minuta.
Ai madje i ka falëndëruar edhe tifozët e kombëtares dardane që ishin të pranishëm në stadium, në rrjetin social “Instagram”.
“Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahje, ndjenjë e veçantë”, ka shkruar ai.