Zhegrova s’është opsioni i vetëm i Marseillet, ende s’kanë nisur bisedimet mes klubeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova s’është opsioni i vetëm i Marseillet, ende s’kanë nisur bisedimet mes klubeve

    Insajderi
    07 August 2025 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova nuk është i vetmi futbollist që po e kërkon Olympique Marseille për pozitën e anësorit ofanziv.

    Mediumi i njohur francez “L’Equipe” njofton se klubi i Ligue 1 po e shqyrton edhe mundësinë e sjelljes së Amine Adli.

    Ylli kosovar shihej si një opsion serioz i marsejezëve për edicionin e ardhshëm pasi ai do të ndahet përfundimisht nga Lille në këtë verë.

    Por, gjiganti francez ka edhe pista të tjera krahas asaj të ish-futbollistit të Baselit.

    Në fakt, futbollisti i deritashëm i Bayer Leverkusenit, 25 vjeçari Adli është një opsion serioz për Marseillen.

    Sa i përket Zhegrovës, “L’Equipe” raporton se Marseille nuk i ka nisur ende negociatat me Lille dhe se kontaktet me përfaqësuesin kosovar janë ende në hapat e tyre fillestarë.

    Për Zhegrovën flitej se mund të përfundonte në Serie A, ku e kërkonte Napoli.

    Ai nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi që ia humbi më shumë se gjysmën e sezonit. /Gazeta Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark