Zhegrova: Viti 2024 më i suksesshmi, në 2025 do të hyj edhe më fuqishëm - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova: Viti 2024 më i suksesshmi, në 2025 do të hyj edhe më fuqishëm

    Insajderi
    02 January 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova e kaloi një vit përrallor me Lillen.

    Ylli kosovar u bë njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi francez, me të cilin po shfaq paraqitje brilante në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

    Gjithashtu, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm edhe në Kombëtaren e Kosovës.

    Prandaj, ish futbollisti i Baselit me të drejt vitin 2024 e konsideron si më të mirin në karroerë.

    Ndër të tjera, 25 vjeçari zotohet se do të punojë që viti 2025 të jetë edhe më i mirë për të.

    “Deri tash ka qenë viti më i suksseshëm, vitin 2025 do të hy edhe më fuqishëm”, tha Zhegrova në emisionin Sports Show.

    Nëse vazhdon me formë të tillë edhe në pranverë, s’ka dyshim se “Messi i Kosovës” do të transferohet në një klub më të madh evropian. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark