Filozofi slloven, Slavoj Zhizhek i njohur për teoritë e tij të majta, ka komentuar personalitetin e kandidatit republikan për president të Amerikës, Donald Trump duke e quajtur atë një “liberal centrist”.
Teksa ka folur për “Guardian Live”, Zhizhek një leninist i vetëshpallur, ka komentuar kandidaturën e Trump për president të SHBA-së, duke e quajtur atë një personalitet paradoksal.
“Trump është një paradoks: ai është më të vërtetë një liberal centrist dhe ndoshta shumë afër demokratëve sa i përket politikave të tij ekonomike por që dëshpërimisht përpiqet ta maskojë këtë gjë. Pra, funksioni i të gjithë këtyre shakave të tij të pista dhe budallaqeve që bënë është në fakt për të mbuluar figurën e tij prej një politikani të zakonshëm të qendrës”, ka thënë Zhizhek.
Ai ka folur edhe për krizën e refugjatëve duke u bazuar në librin e tij më të ri “Kundër shantazhit të dyfishtë: Refugjatët, Terrori dhe të tjera probleme me fqinjët”, duke thënë se ka për qëllim që të adresojë dilemat ekzistenciale që sfidojnë Evropën që prej krizës financiare./Insajderi.com