Zhvarrosen trupat e disa dëshmorëve në Istog, në varrin e Arton Zogajt u gjetën edhe dy granata dore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvarrosen trupat e disa dëshmorëve në Istog, në varrin e Arton Zogajt u gjetën edhe dy granata dore

    Insajderi
    24 May 2025 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi i zhvarrimit të trupave të dëshmorëve në Istog ka vazhduar edhe sot.

    Fllimisht në Vrellë është zhvarrosur dëshmori Feriz Blakaj, më pas, në lagjen Muzliaj, u zhvarros Nazmi Musliaj e në fund u bë zhvarrimi i dëshmorëve të Orroberdës, Arton Zogaj, Qazim Hakaj dhe Nexhmedin Hakaj.

    Procesi i zhvarrimit, u bë me nderime ushtarake nga ushtarët e FSK-së.

    Gjithashtu prezent ishte kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati si dhe deputeti nga AAK-ja, Bekë Berisha.

    Vlen të theksohet se në varrin e dëshmorit Arton Zogaj, janë gjetur dy granata të dorës, me ç’rast ka ndërhyrë edhe Policia dhe ekipi i FSK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark