Adri Nurellari, anëtar i Kryesisë së PDK’së ka thënë se përmes pagesës që bëhet në autostradën e kombit, qytetarët po vjedhjen për 0.73 cent, shkruan Insajderi.
Sipas tij, kjo vjedhje po bëhet nga koncensionari i autostradës së Kombit e cila është kompania “Kastrati Group, pronë e Shefqet Kastratit. Oligarkut më të famshëm në Shqipëri.
Nurellari, përmes një statusi në Facebook, ka shpjeguar se kjo kompani e ka kontratën 5 Euro për çdo kalim, ndërsa po merr 660 Leke. Me i konvertu ne euro, 660 lek i bien 5.73 cent. Pra, sipas tij vjedh nga 0.73 cent për çdo kalim. Këtë pretendim, Nurellari e vërteton edhe me kuponin fiskal që ka pranuar pasi ka bërë pagesën.
Statusi i plotë:
Kursi zyrtar i kembimit kundrejt euros, i Bankes Qendrore te Shqiperise, eshte sot 115.04 Leke per €. Koncensionari i autostrades se kombit e ka kontratën 5€ por merr 660 Leke, qe bejne 5.73€. Pra vjedh 73 cent per çdo kalim.
Habitem qe e frenojne veten dhe vjedhin kaq pak nderkohe qe kemi nje shoqeri e cila nuk revoltohet per zhvatjet dhe padrejtesite qe peson por shqetesohet kryesisht per aventurat Luisit tek Big Brother.