×
  • Hulumtime/Analiza
  • Insajderi Video
  • Hulumtime/Analiza

    “Zhvatje e diasporës apo skemë piramidale” – punëtorët e “Albshkolla” në Gjilan e akuzojnë pronarin se i mashtroi dhe nuk ua kreu pagesat

    Insajderi
    21 March 2024 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 16 shkurt të këtij viti në Gjilan do të hapej shkolla e parë shqipe online, do të quhej albshkolla. Kjo shkollë po synonte t’ua mësonte gjuhën shqipe fëmijëve të diasporës. Pra qëllimi ishte që të lidhen shqiptarët kudo që ata janë.

    Rreth 400 persona u punësuan, numër i madh ishin mësimdhënës të tjerët infermierë, jurist e psikolog. Kjo pasi institucioni në fjalë do të pretendonte të vazhdonte edhe me shërbime laboratorike, mjekësore, psikologjike e shumë të tjera.

    Pagat normalisht se iu kishin premtuar më të mira në krahasim me ato publike.

    Mysafirët që do të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes nuk do e mendonin se diçka nuk po shkonte siç duhej. Atë po e mendonin disa nga personat që tashmë kishin nënshkruar kontratë me biznesin në fjalë. Pronari i Albshkollës Driton Ajeti ua kishte kërkuar nga 10 euro për organizimin e koktejit. Një gjë jashtëzakonisht e çuditshme, një projekt i sapo nisur që ua ofron stafit nga 800 euro rrogë e më shumë, me i kërku nga 10 euro për koktej.

    Kjo nuk ishte e tëra. Një bisedë që ka siguruar Gazeta Insajderi në grupin e viber “Stafi albshkolla” një nga menaxheret ka kërkuar nga personat që ishin në grup t’iu nënshtrohen trajnimeve profesionale të obligueshme për secilin profil të organizuar nga vet kompania. E njëjta ka theksuar se duhet paguar nga 100 euro për trajnim dhe se vetëm ata që e kalojnë do kenë kontratë pune.

    Për më shumë detaje shikoni videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark