Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë, mos kthimi i seancës pa shpjegim dhe pasdite pak seancë private - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime enigmatike në Hagë: Krasniqit nuk ju lejua kravata në sallë, mos kthimi i seancës pa shpjegim dhe pasdite pak seancë private

    Insajderi
    08 July 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku tani po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Krejt pa asnjë shpjegim, vazhdimi i seancës pas pushimit të drekës, që zakonisht është nga ora 14:00 deri në 15:15, nuk ndodhi. Dhe për këtë nuk u dha asnjë përgjigje.

    Në fillim të seancës në mëngjes, u shtrua një çështje që ngjallë dyshime të mëdha për mënyrën e menaxhimit të gjykimit atje.

    Kur seanca po fillonte, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ngriti një çështje rreth trajtimit të klientit të saj.

    “Zoti Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ja kanë hequr. A mund të na thotë dikush pse i është hequr kollarja zotit Krasniqi sot paradite?”

    Gjyqtari Charles Smith u përgjigj se nuk e di pse ka ndodhë kjo.

    “Të jem i sinqertë, as që e kam haberin për këtë, por do të interesohem dhe do të ju them, do të interesohem”.

    Më pas avokatja shtoi se Krasniqi e ka bartur më herët në sallë këtë kravatë.

    “Sa për procesverbal, zoti Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herë të tjera në sallën e gjyqit, a mund ta dimë arsyen pse i është hequr kollarja?”.

    Pas kësaj çështje të ngritur, seanca vazhdoi normalisht me pyetjet e avokatëve Luka Misetic e Ben Emmerson.

    Por, kur seanca shkoi në pushim të drekës, ajo nuk vazhdoi më dhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim.

    Në rrjete sociale qarkulluan dyshime se kjo po ndodhë për shkak të debateve rreth heqjes së kravatës së Krasniqit.

    Gjykata e lëshoi një njoftim se seanca vazhdon pasdite por ajo ishte vetëm dhjetë minuta dhe e tëra në seancë private. Nuk u dha deri më tash asnjë njoftim për publikun se çfarë po ndodhë në Speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark