×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zhvillime të paparashikuara”, Lajçak nuk do të bëhet ambasador në Zvicër

    Insajderi
    06 September 2024 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bernë të Zvicrës ka njoftuar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe Lihetnshtejn.

    Kjo nuk do të bëhet pasi sipas delegacionit të BE-së në Bernë, për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”.

    “Për shkak të zhvillimeve të papritura, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn, Miroslav Lajçak, përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bernë. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit të tanishëm, Petros Mavromichalis, është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Bernë.

    Së fundi, emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i është zgjatur mandati deri në janar të vitit tjetër në krye të bisedimeve mes dy vende, ku më pas do të emërohej ambasador në Zvicër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark