Zhvillimet e fundit/ Vuçiq pritet të takohet me ambasadorët e QUINT-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillimet e fundit/ Vuçiq pritet të takohet me ambasadorët e QUINT-it

    Insajderi
    13 August 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën me ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në këtë vend.

    Takimi është caktuar të fillojë në orën 10:00, ka raportuar të martën mediumi serb “Tanjug”.

    Vuçiqi do t’i presë në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it në kohën kur Qeveria e Kosovës ka njoftuar se planifikon hapjen e Urës së Ibrit.

    Gjithashtu, ky takim do të mbahet pak ditë pasi u zhvillua protesta paqësore e shqiptarëve në Luginë me kërkesën për ndalim të pasivizimit të adresave dhe ndaljen e diskriminimit nga Beogradi ndaj shqiptarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark