Në Zveçan sot është vërejtur një numër më i ulët i protestuesve serbë, të cilët po e kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga atje, ku shihet se trupat e KFOR-it kanë vendosur xhemba në zonën ku qëndronin protestuesit në ditën e parë të protestës.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë eskalim të situatës në këtë komunë.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Pecit, po e ushtron detyrën e kryetarit jashtë objektit komunal të Zveçanit. /Insajderi.org/