Zhvillimet në KPM, Molliqaj: Sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillimet në KPM, Molliqaj: Sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë

    Insajderi
    17 January 2025 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.

    Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se sot u një sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë.

    Ai shton se ky pushtet nuk po i fsheh qëllimet e tij.

    Postimi i plotë i Molliqajt:

    Këta nuk po i fshehin qëllimet. Po na thonë ju nuk meritoni me qenë t’lirë. N’fushatë t’thonë miza, përmes KPM-së ta mbyllin gojën. Gjithçka në përputhje, miza nuk din çka është është liria, apo jo?!

    Para 1 viti e gjysmë, duke ia vendosur drynin KPM-së, e patëm paralajmëruar kapjen e këtij institucioni. Kur sinjali i paralajmërimit nuk ka vesh, nuk ka parandalim. Reagimet e momentit nuk po mjaftojnë për pushtetin e dehur pas kapjes e pushtimit. Sot u krye një një sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë.

    Cila është përgjigja jonë? Veç kulturën e juaj po e tregoni?! Jo. Figura e sjelljes “racionale” kur emergjencë është shkelja e lirive themelore do të ishte pranim i disiplinës. Çfarë na duhet është beteja: shtypësi, autokrati nuk do të kulturohet, ai duhet të mundet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark