Zhvillimet në Ukrainë, Hoxhaj kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurimit: Nuk jemi jashtëtokësor e të heshtim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zhvillimet në Ukrainë, Hoxhaj kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurimit: Nuk jemi jashtëtokësor e të heshtim

    Insajderi
    22 February 2022 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Qeveria që të mbledh  këshillin e sigurisë.

    Ai tha se deputete e kuvendit nuk janë jashtëkohorë janë pjesë e kësaj bote dhe duhet reaguar.

    Hoxhaj tha se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkret për të reaguar në këtë situatë.

    “Në Ukrainë po vendoset sot dhunshëm e ardhmja e Evropës, dhe jo vetëm e Evropës, por edhe e Ballkanit. Ne natyrisht jemi një vend i vogël dhe kemi probleme të mëdha serioze edhe me energjetikën, edhe me çmimet të cilat janë rritë, por ne jetojmë në planetin e njëjtë dhe ne si deputetë nuk jemi jashtëtokësor. Jemi pjesë e kësaj bote. Prandaj kërkoj nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria që ta mbështet sovranitetin, integritetin territorial në kufijtë ndërkombëtar të Ukrainës”, tha ai.

    E kryeministri Kurti iu tha se do të jenë të bashkërenduar me BE, SHBA dhe NATO-n./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark