Të dhënat e FMN-së për vitin 2024 zbulojnë një realitet tronditës: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës, e tejkaluar vetëm nga Ukraina, një shtet që po përballet me një luftë shkatërruese.
Ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. Mungesa e reformave efektive dhe zbatimi i politikave joadekuate kanë lënë Kosovën në një pozicion të turpshëm në hartën ekonomike të Evropës.
Tabela 1: Vendet më të varfra në Evropë sipas GDP-së për frymë (2024)
Renditja Shteti Statusi Ekonomik dhe Politik
1 Ukraina-Në luftë aktive dhe krizë të rëndë ekonomike
2 Kosova-Pa konflikt, por me ekonomi të dobët strukturore
3 Moldavia-Vendi i varfër për nga zhvillimi
4 Bjellorusia-Regjim autoritar dhe sanksione ndërkombëtare
5 Azerbajxhani-Varësi nga burimet natyrore, mungesë diversifikimi
6 Bosnja dhe Hercegovina-Pasiguri politike dhe tensione etnike
7 Armenia -Konflikte të vazhdueshme me fqinjët
8 Gjeorgjia-Tranzicion i ngadalshëm ekonomik
9 Maqedonia e Veriut-Zhvillim i kufizuar ekonomik
10 Shqipëria-Ekonomi e bazuar në remitanca dhe turizëm
11 Serbia-Përballje me stagnim ekonomik
(Burimi: FMN, 2024)
Zhvillimi ekonomik i premtuar nga qeveria aktuale ka rezultuar në stagnim dhe zhgënjim. Është koha për ndryshim dhe për t’i dhënë vendit një udhëheqje të re që mund të sjellë rritje ekonomike dhe mirëqenie.
Qytetarë të Kosovës, nuk mund të mbetemi më viktima të mashtrimeve dhe propagandës boshe!
Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për të ndalur mashtrimet dhe për të hapur rrugën për zhvillim të qëndrueshëm.
Koha për të shpëtuar Kosovën është tani!Ndryshimi është në duart tuaja!
Shkruan: Artan Nimani