Zhvillonin gara shpejtësie, ndëshkohen dy shoferë në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillonin gara shpejtësie, ndëshkohen dy shoferë në Ferizaj

    Insajderi
    27 September 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndëshkuar dy shoferë në Ferizaj, pasi dyshohet se po zhvillonin gara shpejtësie nga rruga “Brahim Ademi” në rrugën “Driton Islami”.

    Sipas njoftimit, shoferët me inicialet A.M. (23 vjeç), me veturë të tipit Audi, dhe P.M (20 vjeç) me veturën VË Golf, me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie.

    Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.

    “Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik”, bën thirrje Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark