Vendoset rekordi i ri botëror në zhytje të lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vendoset rekordi i ri botëror në zhytje të lirë

    Insajderi
    02 May 2016 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zhytës i lirë ka vendosur një rekord të ri botëror, pasi është zhytur 122 metra nën një vrimë të kaltër në detin e Bahamas.

    Zhytësi William Trubridge,  me anë të kësaj zhytje mposhti rekordin e tij prej 121 metrave, që e kishe pasur më parë, shkruan The Guardian.

    Zhytja e tij në Bahamas, e bëri atë të mbante frymën për katër minuta e 24 sekonda. Trubridge tregoi se zhytja ishte “mjaft e vështirë”.

    “Unë nuk kam qenë duke u ndjerë mirë, nuk ishte një vend që unë doja të isha, që ta përfundoja punën time me lehtësi dhe besim”, tha Trubridge pasi e theu rekordin botëror të zhytjes.

    Ai ka thënë se do të tentoj një rekord të ri botëror në Bahamas të martën në mëngjes.

    Zhytja e tij, prej 122 metrave ia kalon edhe gjatësisë së Statujës së Lirisë apo monumentit britanik Big Ben. /Insajderi.com

    interes

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark