Sot është përfshirë nga flakët një objekt i FSK-së në Komunën e Istogut.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Insajderin ka deklaruar se nuk ka të lënduar nga zjarri në këtë objekt.
“Nga zjarri i shkaktuar në një objekt ndihmës brenda kazermës së FSK-së në Istog nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e zjarrfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për ta shuajnë zjarrin”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se arsyet e zjarrit që kanë kapluar objektin rreth orës 11: 00 ende nuk dihen. /Insajderi